Follow us on:

Ambasadori Ukelli mori pjesë në aktivitetin për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

10 mars 2019 – Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli mori pjesë në aktivitetin për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet i cili u organizua nga Fondacioni „Nermin Vlora Falaschi“ dega në Vjenë në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Artistike „12 Qershori“.

Gjatë fjalës së tij Ambasadorit Ukelli foli për rëndësinë e shënimit të 8 Marsit dhe për fuqizimin e gruas, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë. Ambasadorit Ukelli theksoi se dita ndërkombëtare e gruas simbolizon luftën e gruas për të drejtat e barabarta në shoqëritë tona kudo që jetojmë. Duke e ndërlidhur me rëndësinë e ditës së Mësuesit, në të cilin aktivitet ishin të pranishëm një numër i madhe i mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Austri, Ambasadorit Ukelli uroi të gjitha mësueset shqiptare në Austri. „Meqenëse këto ditë kishim edhe 7 marsin, ditën e mësuesit, shfrytëzoj rastin të uroj të gjitha gratë mësuese për këtë ditë të veçantë, përmes së cilës është ruajtur edhe tradita jonë e kulturës shqiptare në diasporë dhe përmes së cilës do të duhej të përçohej mesazhi që ju si gra t’ju mundësoni edhe fëmijëve tanë që janë në diasporë të vazhdojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Mundësitë janë të favorshme të cilat i ofron shteti austriak, dhe këto mundësi do duhet të shfrytëzohen“, u shpreh ambasadori Ukelli.

Për rolin e gruas në shoqëri folën edhe ambasadori shqiptar z. Roland Bimo dhe znj. Rolanda Limani, kryetare e fondacionit “Nermine Vlora Falaschi”, njëkohësisht edhe kryetare e Shoqatës Kulturore Artistike „12 Qershori“.

Gjatë këtij eventi i cili u mbajt me moton „Gruaja si shembull në integrim“ u ndan edhe mirënjohje për znj. Marianne Graf dhe znj. dr. Gozime Sula për kontributin humanitar dhe shoqëror në avancimin e rolit të gruas.


Në këtë aktivitet ku morën pjesë edhe deputetja austriake Petra Bayr, përfaqësues nga qyteti i Vjenës dhe nga njësit e ndryshme administrative të Vjenës. Mbrëmja kulturore vijoi me performimin e artistëve shqiptarë, si dirigjentja Vlora Januzi, tenori Faik Hondozi me bashkëshorten sopranon Anjeza Hondozi, si dhe koret muzikore nga shtete të ndryshme.