Follow us on:

U mbajt diskutimi mbi Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Gjatë mbrëmjes së datës 31 janar 2019, Ambasada e Republikës së Kosovës ishte nikoqire e takimit mbi diskutimin për “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri 2018”.

Pjesëmarrjes ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Vjenë, artistë, mbështetës vullnetar dhe financiar, si dhe të interesuarit e tjerë për “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”. Gjatë këtij takimi Këshilli Koordinues prezantoi mbarëvajtjen e Javëve të Kulturës Shqiptare per 2018, dha detaje tjera shtese lidhur me shpenzimet, të hyrat e donacionet të cilat i kanë pranuar gjatë këtyre aktiviteteve.

 

Gjatë këtij diskutimi u dhanë vërejtjet dhe sugjerimet nga përfaqësues të shoqatave për aktivitetet ardhshme gjatë vitit 2019, si dhe u listuan aktivitetet që do të organizohen për ndër të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Austri. Ky aktivitet shënoi takimin e parë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri me diasporën shqiptare për këtë vit.