Follow us on:

Ambasadori Ukelli merr pjesë në pritjen e Vitit të Ri tek Presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sami Ukelli mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit austriak të Vitit të Ri për ambasadorët bilateral të akredituar në Austri.

Në këtë pritje Presidenti Van der Bellen në fjalimin e tij bëri një përmbledhje të aktiviteteve më të rëndësishme të vitit 2018 dhe listoi prioritetet dhe sfidat me të cilat do të përballet Austria dhe Bashkimi Europian në 2019. Ndër prioritetet e para që përmendi ishte zgjerimi i BE-se dhe zotimi për përkrahje për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe për këtë vit. Për korin diplomatik fjalën e mbajti ambasadorja e Lihtenshtajn-it, njëherit doajene e korit diplomatik në Vjenë.