Follow us on:

Ambasadori Kiqmari takon Kancelarin e Austrisë z. Werner Faymann

Vjenë, 19.01.2011 - Në kuadër të pritjes për Korin Diplomatik me rastin e Vitit të Ri nga Kancelari Federal i Republikës së Austrisë z. Werner Faymann, Ambasadori i Kosovës në Austri, dr. Sabri Kiqmari është takuar me Kancelarin e Austrisë z. Werner Faymann dhe me Zëvendëskancelarin Josef Pröll si dhe me Kryetaren e Parlamentit të Austrisë z. Barbara Prammer.

Gjatë pritjes Ambasadori Kiqmari ka zhvilluar takime edhe me disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar austriak si Ministrin e Jashtëm Michael Spindelegger, Ministren e Brendshme z. Maria Fekter, Ministren e Drejtësisë z. Claudia Bandion-Ortner dhe Ministrin e Ekonomisë z. Reinholt Mitterlehner.

Ambasadori Kiqmari i ka informuar anëtarët e Kabinetit Qeveritar të Austrisë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për kohën optimale të krijimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe bashkëpunimit bilateral  në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Të gjithë bashkëbiseduesit gjatë takimit kanë shprehur  mbështetjen e tyre për Kosovën.