Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri hap Librin i Zisë për vdekjen e Adem Demaçit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë bashkatdhetarët në Austri se me rastin e vdekjes se veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, shkrimtarit, bartësit të çmimit Saharov dhe “Mandelës së Ballkanit”, Adem Demaçi, do të hapë Libri e Zisë gjatë këtyre ditëve:

e hënë, me 30 korrik nga ora 15:30-17:00

e martë, më 31 korrik nga ora 15:30-17:00 dhe

e mërkurë, më 1 gusht nga ora 15:30-17:00.


Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili dje ka ndërruar jetë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel.


Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

 

Shënimi në Libri i Zisë do të bëhet në ambientin e Shërbimit Konsullor të Republikës së Kosovës në Vjenë (Goldeggasse 2/13, 1040 Wien).