Ambasadori Kiqmari takon Presidentin Fischer
Vjenë, 17.01.2011 - Në kuadër të pritjes për korin diplomatik me rastin e Vitit të Ri, Ambasadori i Kosovës në Austri, dr. Sabri Kiqmari është takuar me presidentin e Austrisë, Dr. Heinz Fischer, dhe me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Dr. Michael Spindelegger.Ambasadori Kiqmari i informoi shkurtimisht Presidentin Fischer dhe Ministrin e Jashtëm Spindelegger për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për kohën optimale të krijimit të institucioneve të reja të Kosovës. Presidenti Fischer dhe Ministri Spindelegger gjatë takimit shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën.