Follow us on:

Filmi “T' PADASHTUN” i Edon Rizvanolli do të shfaqet në festivalin e filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë

Pas premieres boterore ne festivalin e filmit ne Karovy Vary dhe shfaqjeve te sukseshme nëpër festivale të ndryshme botërore, si në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Indi dhe në Festivalin Ndërkombëtar në Kairo të Egjiptit, filmi “T' padashtun” i regjisorit Edon Rizvanolli ishte propozuar nga Kosova gjithashtu edhe për Oscars në vitin e kaluar. Nga data 25 deri më 30 prill 2018 filmi do të shfaqet edhe në festivalin e njohur të filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë.

Filmi “T’ padashtun” është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.


“T’ padashtun” do të shfaqet më datën 25 (19:00 h) dhe 30 prill 2018 (21:00 h). Për më shumë informacione në lidhje me shfaqjen e filmit klikoni këtu