Follow us on:

Në hapësirat e Ambasadës se Republikës së Kosovës në Austri u hap ekspozita “BÜRO X” e Luan Bajraktarit

Në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri është hapur ekspozita e artistit kosovar Luan Bajraktari, e titulluar “BÜRO X”.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli, bëri hapjen e ekspozitës dhe shprehu kënaqësinë e veçantë që kjo ekspozitë prezantohet në ambientet e Ambasadës  së Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij, Ambasadori Ukelli, theksoi se ekspozita  “BÜRO X” është prezantuar në harmoni me ambientin dhe ndërlidhet me punën dhe aktivitetet e Ambasadës tonë. Ambasadori Ukelli, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla kulturore, përmes së cilave më së miri shfaqet arti dhe kultura shqiptare.

Kuratori i kësaj ekspozite, Lulzim Zeqiri,  theksoj se këto punime artistike janë rezultat i kujtimeve të fëmijërisë së  Luan Bajraktarit. Bajraktari i bënë monument gjërat e vogla të cilat kishin rëndësi të madhe në jetën e tij.

Ekspozita “BÜRO X” do të jetë e hapur nga data 19 prill – 11 maj 2018, nga ora 14:00-16:00


Para pushimeve verore, në ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës janë planifikuar të hapen edhe dy ekspozita tjera të artistëve nga Kosova.