Follow us on:

Filmi “Martesa” i regjisores kosovare Blerta Zeqiri do të shfaqet edhe në festivalin e filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë

Pas shfaqjes së suksesshme me premierë botërore në festival të kategorisë A – Tallinn Film Festival, filmi “Martesa” i regjisores fituese të çmimit për filmin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në festivalin më të madh të filmit në SHBA – Sundance, do të marrë pjesë edhe në festivalin e njohur të filmit Crossing Europe në Linz të Austrisë (25-30 prill 2018).

Filmi “Martesa” flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

 

Filmi “Martesa” do të shfaqet më datën 27 (15:15 h) dhe 28 prill 2018 (17:45 h) dhe prezent do të jenë Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik, të cilë do të jenë të gatshëm për të biseduar me audiencën. Për më shumë informacione në lidhje me shfaqjen e filmit klikoni këtu