Follow us on:

Ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë përkujtimore në kampin e përqendrimit në Mauthausen më 6 maj 2018

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme në nderim të viktimave nga nazizmi dhe çlirimit të kampit më të madh të përqendrimit në Austri: Mauthausen.

Për herë të parë gjatë kësaj ceremonie do të bëhet edhe shpalosja e pllakatës përkujtimore dedikuar viktimave nga Kosova, të cilët kanë humbur jetën në Mauthausen.


Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, do të bëjë në emër të Republikës së Kosovës shpalosjen e pllakatës përkujtimore.


Ceremonia e shpalosjes së pllakatës përkujtimore do të filloj nga ora 09:00, për t’iu bashkuar pastaj ceremonisë së përbashkët me Komitetin e Mauthausenit dhe me shtetet e tjera nga ora 11.00-13.00.