Follow us on:

U promovua libri “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët” të autorit Prof. Dr. Eqrem Zenelaj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë organizuan promovimin e librit “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët” të autorit Prof. Dr. Eqrem Zenelaj.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli, foli për rëndësinë e organizimeve të tilla, ku Ambasada e Republikës së Kosovës është bërë një vatër e rëndësishme e organizimit të aktiviteteve kulturore shqiptare. Në këtë kuadër rëndësi të veçantë kanë edhe këto aktivitete kulturore dhe shkencore që janë duke u zhvilluar gjatë “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”. Ambasadori Ukelli vuri theksin tek rëndësia e mbajtjes së aktiviteteve të tilla për të intensifikuar promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare në diasporë.


Për rëndësinë e librit dhe për rëndësinë e aktiviteteve shqiptare për festat e Nëntorit foli edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Roland Bimo.


Duke folur për librin historiani Zenelaj, tha se me këtë libër të ri, me përplot dokumente të marra nga arkivat e vendeve të huaja, ai ofron një analizë të thellë për prejardhjen dhe për fillet e shqiptarëve të sotëm. Prof. Zenelaj shtoi më tutje se vepra e tij është një libër i veçantë shkencor, arkivor dhe historik, përmes të cilit ai mundohet të zbardhë edhe më tutje historinë e vërtetë të popullit shqiptar, dhe prejardhje e tyre iliro-pellazge.