Follow us on:

Prezantimi i shteteve anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës

Vjenë, 18 qershor – Sot nga ora 18:00-21:30 në ambientet e Akademisë Diplomatikë të Vjenës u mbajt një aktivitet i nivelit të lartë, në të cilin me një program të pasur kulturo-artistik u prezantuan 12 shtetet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës (FEV).

Kjo organizatë u formua në vitin 2004, ndërsa Kosova është anëtarësuar në FEV në vitin fillim të vitit 2009. Një ndër aktivitetet e rregullta të FEV është edhe organizimi i ”Programit Veror”, i cili si objektivë  ka promovimin e identiteteve kombëtare përmes gatimeve, muzikës apo veshjeve tradicionale.

Këtë vit në këtë manifestim morën pjesë rreth 200 mysafirë, kryesisht afaristë, por edhe personalitete nga jeta politike dhe shoqërore e Austrisë. Me këtë rast Kosova, pos tjerash, kishte përgatitur një program muzikor në të cilin performuan studentët kosovarë të cilët janë duke studiuar në Akademinë e Muzikës në Vjenë, program ky i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit.

Në mesin e takimeve me personalitete të ndryshme, në këtë manifestim Ambasadori Kiqmari takoi edhe Hans Winkler, Ambasador dhe Drejtor i Akademisë Diplomatike të Vjenës. Manifestimi u vizitua edhe nga intelektualë, studentë dhe mysafirë të ftuar nga Ambasada e Kosovës në Vjenë, ndërsa u ekspozuan edhe një mori produktesh kosovare.