Follow us on:

Shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtër të DokuFestit në Vjenë

Më 23 janar 2017 në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare, që organizohet nga Këshilli i Shoqatave Shqiptare në Vjenë, në kinemanë e Vjenës u shfaqen 5 filma të metrazhit të shkurtër nga Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Metrazhit të Shkurtër - DokuFest (“Stacioni”, “Remigrant”, “Import”, “Sans Le Kosovo” dhe “Meeting”).

Në këtë aktivitet nga Ambasada e Republikës së Kosovës një fjalë përshëndetëse mbajti këshilltarja e Ambasadës Kosovës, znj. Dhurata Selimi. Ajo gjatë fjalimit të saj theksoi, se sa e rëndësishme është shfaqja e vlerave të kulturës shqiptare, si dhe sjellja e një pjese të “DokuFestin” nga Prizreni në Vjenë. Pas shfaqjes se filmave të metrazhit të shkurtë, u realizua një bashkëbisedim me kuratorin e Dokusfestit Samir Karahoda dhe regjisorin dhe aktorin Astrit Alihajdaraj.