Follow us on:

Në hapësirat e Ambasadës se Republikës së Kosovës në Austri, hapet ekspozita fotografike “Moments” të kineastit dhe fotografit shqiptaro-austriak Gjergj Mazi

Në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri është hapur ekspozita fotografike “Moments” të kineastit dhe fotografit të njohur shqiptaro-austriak, z. Gjergj Mazi.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z. Sami Ukelli, bëri hapjen e ekspozitës dhe shprehu kënaqësinë që një ekspozitë e nivelit të tillë shfaqet në ambientin e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij, Ambasadori Ukelli, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla kulturore, përmes së cilave më së miri shfaqet arti dhe kultura shqiptare. “Këto fotografi të z. Mazi paraqesin vetëm një element të bukurive të parë nga syri i Gjergjit”, theksoi ndër të tjera Ambasadori Ukelli.


Ndërsa, Gjergj Mazi në fjalën e tij falënderoi Ambasadorin Ukelli për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në realizimin e ekspozitës fotografike. Ai ndër të tjera shtoi se këtu ka bërë një përzgjedhje të disa fotografive nga 100 sosh që posedon.


Kjo ekspozitë shfaqet në kuadër të eventit „Javët e kulturës shqiptare në Austri“, që organizohet nga Këshilli i Shoqatave Shqiptare në Austri, për rëndësinë e së cilës foli kryetari i tij, Ermal Vejsa.