Follow us on:

Ekspozita fotografike “Moments” të kineastit dhe fotografit shqiptaro-austriak Gjergj Mazi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “Moments” të kineastit dhe fotografit shqiptaro-austriak, z. Gjergj Mazi, e cila do të organizohet në kuadër të eventit „Javët e kulturës shqiptare në Austri“.

Hapja e ekspozitës fotografike do të organizohet të martën më 21 nëntor 2017, në ora 18:30 në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë (Goldeggasse 2/15, 1040 Wien).

             
Hapja e ekspozitës do të bëhet nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, z. Sami Ukelli. Në fund ftoheni në një koktej rasti.

 

Ekspozita do të jetë e hapur: nga 22 nëntori deri më 6 dhjetor 2017, nga e hëna deri të premten në orarin 14:00 - 16:00.