Follow us on:

Votimi përmes postës-Raundi i Dytë i Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke organizuar procesin zgjedhor për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave, që do të mbahen me datën 19 nëntor 2017.

Të gjithë votuesit jashtë Kosovës, të cilët kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim për Zgjedhjet Lokale, përgjatë datave 16 korrik 2017 deri më 23 gusht 2017, kanë të drejtë që të votojnë për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, për ato komuna që janë në balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve (balotazhi) do të zhvillohet në  këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

VËMENDJE: Nuk përshihen fletëvotimet për kryetar të komunave për Komunën e Istogut, Komunën e Kamenicës dhe Komunën e Obiliqit, për shkak të procesit të ankesave. Posa të përfundoj procesi i ankesave, fletëvotimet për kryetar të këtyre tri komunave do t’i postojmë në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
 
Ju njoftojmë se, Periudha e Votimit për votuesit jashtë Kosovës për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave fillon me datën 4 nëntor 2017 dhe përfundon me datën 17 nëntor 2017. Përgjatë kësaj periudhë, votuesit do të kenë mundësi që të votojnë duke dërguar pakon me fletëvotim përmes postës në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi përmes postës
Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Pakoja me fletëvotim duhet të pranohet nga KQZ-ja, më së largu deri me datën 20 Tetor 2017.


Bazuar në Rregullën Zgjedhore Nr. 03/ 2017 Votim jashtë Kosovës, votuesi me zotësi juridike i cili është i regjistruar me sukës si votues jashtë Kosovës mund ta marrë fletëvotimin nga burime të ndryshme, siç janë: duke pranuar fletëvotimit në adresën ekzistuese jashtë Kosovës të cilën ajo ose ai e jep për këtë qëllim, duke marrë fletëvotimin nga njëra nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës, që janë përcaktuar dhe publikuar nga KQZ-ja, duke bërë fotokopje fletëvotimet që ekzistojnë në pikat shpërndarëse dhe të shkarkojë fletëvotimin nga ueb faqja e KQZ-së në internet.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për materialet e nevojshme për votim: 

1. Udhëzimin se si të votohet, dhe
2. Fletëvotimet për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës.
Ndërsa për informatën njoftuese rreth Periudhës së Votimit përmes postës, klikoni/ kopjoni linkun në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve