Follow us on:

Votimi përmes postës-Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës

Ju njoftojmë se Periudha e Votimit për votuesit që suksesshëm kanë aplikuar për tu regjistruar në listën e votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit 2017 përfundon me datën 20 tetor 2017.

Përgjatë kësaj periudhe, votuesit do të kenë mundësi që të votojnë duke dërguar pakon me fletëvotime përmes postës, në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi përmes postës
Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

 

Pakoja me fletëvotim duhet të pranohet nga KQZ-ja, më së largu deri me datën 20 Tetor 2017.

Bazuar në Rregullën Zgjedhore Nr. 03/ 2017 Votim jashtë Kosovës, votuesi me zotësi juridike i cili është i regjistruar me sukës si votues jashtë Kosovës mund ta marrë fletëvotimin nga burime të ndryshme, siç janë: duke pranuar fletëvotimit në adresën ekzistuese jashtë Kosovës të cilën ajo ose ai e jep për këtë qëllim, duke marrë fletëvotimin nga njëra nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës, që janë përcaktuar dhe publikuar nga KQZ-ja, duke bërë fotokopje fletëvotimet që ekzistojnë në pikat shpërndarëse dhe të shkarkojë fletëvotimin nga ueb faqja e KQZ-së në internet.

Më poshtë janë paraqitur linqet nga ku mund të shkarkohen këto materiale:

1. Fletëvotimet për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës (kliko në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/fletevotimet-dhe-broshurat-e-kandidateve).

 

2. Fletëvotimet për asamble komunale për komunat e Republikës së Kosovës (kliko në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/fletevotimet-dhe-broshurat-e-kandidateve).

 

3. Broshurat e kandidatëve (kliko në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/fletevotimet-dhe-broshurat-e-kandidateve).

 

4. Për ta gjetur udhëzimin mund të klikoni këtu