Follow us on:

Intervista e Ambasadorit Ukelli për RTK-në

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, ka realizuar një intervistë për televizionin publik të Republikës së Kosovës, ku ka paraqitur punën dhe angazhimin e misionit diplomatik që ai udhëheq, si dhe specifikat që posedon përfaqësimi diplomatik në Vjenë.


Ambasadori Ukelli u shpreh për RTK-në se rritja e vëllimit të punës më misionin diplomatik që ai udhëheq është si rezultat i rritjes së intensitetit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë, shtrirjes së aktiviteteve të Kosovës nëpër organizatat e ndryshme ndërkombëtare që janë të stacionuara në Vjenë, fuqizimi i diasporës shqiptare në Austri nga mbështetja që Republika e Kosovës jep në këtë drejtim, si dhe me shoqata dhe institute të ndryshme, qëllimi i së cilave është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shtetit kosovar dhe atij austriak.

Për ta shikuar videon klikoni këtu