Follow us on:

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është bërë promovimin e librit “Kohëthyrje” të autorit Hazir Mehmeti

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri "Aleksandër Moisiu" (Vjenë) dhe Shoqatën e Mësuesve Shqiptarë në Austri "Naim Frashëri", në ambientin e Ambasades organizuan promovimin e librit "Kohëthyerja" të autorit Hazir Mehmeti.

Në emer të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, të pranishmëve iu drejtua Sekretarja e Parë Zana Rugova, e cila nder të tjera theksoi se ështe nder dhe  kënaqesi që Kosova ka mesuses e krijues të tillë si Hazir Mehmeti. "Ne si Ambasade e Republikës së Kosoves ndihemi të nderuar që në ambientin e Ambasadës të  promovojmë  librin “Kohëthyrje” të mësuesit Mehmeti, i cili në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme ështe angazhuar për mesimin e gjuhës shqipe, për fëmijet shqiptar që jetojnë në Austri", deklaroi Rugova.

 

Me rastin e pensionimit të mësuesit Mehmeti, Ambasadori i  Republikës së Kosovës në Austri z Sami Ukelli, në shenje respekti për punën dhe kontributin e z. Mehmeti ka përgatitur një mirenjohje, e cila iu dorëzua gjatë këtij promovimi.