Follow us on:

Njoftim për media mbi konferencën me temën ,,Kosova dhe BE‘‘

Vjenë, 28 janar – Nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Austrisë u mbajt konferenca me temën ,,Kosova dhe BE‘‘ në të cilën prezantuan edhe 4 anëtarë të Parlamentit Evropian: Ernst Strasser (Austri), Indrek Tarand (Estoni) si dhe Mariya Nedelcheva dhe Emil Stefanov Stoyanov (Bullgari).

Në takim morën pjesë kryesisht përfaqësues të korit diplomatik nga SHBA, Japonia, Turqia, etj si dhe shumë afaristë austriakë. Ambasadori i Kosovës Sabri Kiqmari paraqiti zhvillimet dhe angazhimet e qeverisë së Kosovës në aspektin e integrimeve evropiane, ndërsa eurodeputeti Ernst Strasser theksoi përkushtimin e Parlamentit Evropian lidhur me gjetjen e mënyrave të përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ai po ashtu deklaroi se pret që integrimi i tërë regjionit në BE të përfundojë brenda 10 viteve të ardhshme. Edhe prezantuesit tjerë nënvizuan rëndësinë e madhe të Kosovës si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Në takim u diskutuan edhe çështje tjera me rëndësi për temën në fjalë, ku me diskutimet e tyre kontribuuan edhe pjesëmarrësit tjerë.

Vlen për tu theksuar se lidhur me ngjarjen në fjalë sot në Bruksel do të jepet dhe një konferencë për media nga eurodeputeti Ernst Strasser.