Follow us on:

„Hyjnesha në fron“ në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë

Vjenë, 21 gusht 2015 – Skulptori i njohur kosovar, Destan Gashi, i cili jeton dhe vepron prej vitesh në kryeqytetin austriak, do ta lë për një kohë të gjatë skulpturën e tij „Hyjnesha në fron“ në zyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Vjenë, Sami Ukelli.

Ambasadori Ukelli u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht shumë i nderuar, që një nga simbolet më të vjetra të Kosovës do të vendoset për një kohë në zyrën e tij. Përmes ekspozimit të veprave të tilla të skulptorëve tanë, ne arrijmë më së miri të proklamojnë historinë, kulturën dhe traditën antike të Kosovës u shpreh Ukelli

 

Skulptori Gashi është i njohur në Austri dhe Kosovë për punimet e tij të skalitura prej guri. Punimet e skulptorit Gashi kanë qenë të ekspozuara në shumë galeri të Evropës dhe botës. Gjatë vitit të kaluar skulpturat e Destan Gashit u ekspozuan edhe në Kosovë.

 

Madhësia e skulpturës „Hyjnesha në fron“ është 30x40x78 cm, ndërsa guri i saj është marrë nga St. Margarethner Sandstein.