Informatat Konsullore

Të tjera

Arkivi i lajmeve

H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Rruga e integrimit të Republikës së Kosovës në BE

Qytetaret dhe qyetetarët e Republikës së Kosovës ndjejnë dhe mendojnë si evropianë. Ne jemi një shoqëri e re, dinamike dhe e orientuar drejt qëllimeve. Ne kemi përfituar shumë nga BE politikisht, në rrafshin etik dhe ekonomik. Si shoqëria më e re e Evropës mund të bëjmë shumë për Evropën. Por, ne kemi nevojë të na jipet shansi për këtë. Shpresa nuk ka humbur te Kosovaret dhe Kosovarët se kjo shansë nuk do të na shtyhet edhe më! Evropa do të duhej të hapë derën edhe për njërin nga popujt më të vjetër dhe, njëkohësisht, njërën nga shoqëritë më të reja të Kontinentit. Unë jam i sigurtë se përmes kësaj do të krijohet një win-win-situatë (Situatë e fitimit të ndërsjellë).

Dr. SABRI KIQMARI

Rruga e integrimit të Republikës së Kosovës në BE

Vjenë, 14. 04. 2011

(Kumtesa e Ambasadorit Kiqmari mbajtur në
Akademinë Diplomatike – Vjenë)


E nderuara zonja Bertagnoli,
Shkëlqësia Juaj,
Të nderuar  Zonja dhe Zotërinjë,
është nder i madh për mua të mbajë kumtesë mbi rrugën e vendit tim drejt Bashkimit Evropian  në këtë Shtëpi të Lartë të Diplomacisë. E falenderoj përzemërsisht udhëheqjen e Akademisë Diplomatike për organizimin e këtij takimi si dhe Forumin Kreisky dhe IDM për kooperimin e tyre.

Të nderuar zonja dhe zotërinjë,
Gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur tri momente, të cilat i dëshmuan opinionit publik ndërkombëtar, se raportet sociale, nacionale dhe ndërshtetërore në dhe mes shteteve të Bllokut të Lindjes, përkatësisht shteteve socialiste, nuk ishin të drejta.

Dy nga këto momente i ka identifikuar si të tilla teoria politike bashkëkohore:

1.    Pranverën e  Pragës të vitit 1968,  e cila vlen si dëshmi se raportet në mes të shteteve të Bllokut Lindor ishin paternaliste përkatësisht Ushtria Sovjetike vepronte si ushtri pushtuese;
2.    Lëvizja e  Solidarnoscit – e vitit 1980 vlen si dëshmi se problemi social në shtetet e ish Bllokut Lindor nuk ishte zgjidhur siç proklamohej; dhe
3.    Demonstratat e Studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981 vlejne si dëshmi se çështja nacionale dhe etnike nuk ishte zgjidhur në shtetet ish-socialiste.

Momentin e tretë nuk e ka identifikuar si të tillë shkenca politike bashkëkohore, me gjithë faktin se ky ishte një shenjë e parë e një lëvizjeje për liri të shumë grupeve tjera etnike nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe ish-RSFJ. Në përfundim të këtij procesi lirie u krijuan një numër i konsiderueshëm shtetesh të reja.

Të nderuara zonja dhe zotërinjë,
Pas procesit të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë filloi një process i integrimit të shteteve të reja të krijuara në Bashkimin Evropian. Si mund të shpjegohet që këto shtete, të cilat fillimisht luftuan për pavarësi, përnjëherë pretendojnë të hyjnë në lidhje të reja me krijesa tjera supranacionale?
Unë do të mundohem këtu, që në rastin e vendit tim, të paraqesë një përgjigjie në lidhje këtë pyetje!

Unë e mbroj tezën se lëvizjet për pavarësi në Estoni, Letoni, Lituani, Slloveni dhe Kroaci kanë qenë lëvizje për liri. Synimi i tyre drejt integrimit në kuadrin e kombeve të lira të Bashkimit Evropian është vetëm një përfundim logjik i këtij orientimi drejt lirisë.

Kjo gjë vlen saktësisht edhe për Republikën e Kosovës. Shumica absolute e qytetareve dhe qytetarëve të Kosovës ka orientim proevropian. Nuk mund të gjendet pothuajse asnjë shtet ose shoqëri në Evropë, i cili ka aq shumë përmallim për Evropën si Republika e Kosovës. Nëse disa shkencëtarë të politikës dhe filozofë sot flasin mbi “lodhjen e popullsive drejt Evropës”, unë do të flisja sot për “përmallimin e shoqërisë kosovare për Evropën”.

Orientimi drejt Evropës i shoqërisë kosovare nuk është i bazuar vetëm politikisht, por edhe në rrafshin kulturor, shoqëror dhe ekonomik.

Kontakti i parë i drejtpërdrejtë në mes të BE dhe Kosovës daton nga viti 1989. Në maj të vitit 1989 Kosovën e vizitoi një delegacion i Parlamentit të BE për t’u informuar mbi gjendjen politike pas suspendimit me dhunë të Autonomisë së Kosovës nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Saktësisht në këtë ditë, kur delegacioni i Parlamentit të BE e vizitonte Kosovën, më 30. Maj 1989, demonstrantët kosovarë thirrën, ndër të tjera, edhe parullën „Europe help!“ (“Evropë ndihmo!”) Policia jugosllave vendosi të përdorte dhunën: pasuan vrasjet dhe plagosjet e demonstrantëve.
Parlamenti Evropian u tregua, në rezolutën e tij, shumë i shqetësuar mbi represionin e policisë dhe ushtrisë së Jugosllavisë kundër popullsisë së Kosovës. Parlamenti Evropian kërkoi nga institucionet shtetërore në Beograd që t’i ketë në konsideratë  kundërshtimet e  popullsisë kundër heqjes së Autonomisë së Kosovës. Një pozicion të ngjajshëm mbrojti edhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Rezoluta e Parlamentit Evropian ngjalli shpresën tek qytetaret dhe qytetarët e Kosovës për një masë drejtësie, humanizmi dhe njerëzishmërie të Politikës së BE.

Të nderuar zonja dhe zotërinjë,
Politika e BE është angazhuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjatë Luftës së Kosovës. Ishte Ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, i cili së bashku me Diplomatin e SHBA Christopher Hill dhe diplomatin rus Boris Majorski i udhëhoqën bisedimet e paqes në Rambouillet të Francës. Marrëveshja e Përkohshme për Paqe dhe Vetëadministrim në Kosovë u refuzua nga regjimi i Millosheviqit. Pasuan sulmet e NATO-s kundër Serbisë dhe çlirimi i qytetareve dhe qytetarëve të Kosovës.

Ishte një gjë e vetëkuptueshme se, pas Luftës së Kosovës, shoqëria kosovare do të orientohet drejt parimeve të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore si dhe drejt shtetit të së drejtës. Tepër shumë dhe tepër gjatë kishin vuajtur qytetaret dhe qytetarët e Kosovës nga mungesa e lirisë, mungesa e demokracisë dhe nga shkelja e të drejtave të njeriut. Prandaj ishte e vetëkuptueshme se pluralizmi, jo-diskriminimi, tolerance, drejtësia, solidariteti dhe barazia në mes të burrave dhe grave janë përcaktuar si vlera politike në qershorin e vitit 2008 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Institucionet shtetërore të Kosovës u njohën para pavarësisë me Kriteret e Kopenhagës dhe u munduan që veprimet e tyre t’i orientojnë në atë drejtim, pra në marrjen para sysh të kritereve politike (demokracia, të drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve), kritereve ekonomike (ekonomia funksionale e tregut dhe konkurrenca) si dhe obligimet për anëtarësim (acquis communautaire).

Përmes Procesit të Stabilizim-Asocimit BE krijoi një kornizë për marrëdhëniet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të nxitjes së paqes, stabilitetit, lirisë dhe mirëqenies ekonomike në rajon. Procesi i Stabilizim-Asocimit u inicua në vitin 1999 në Samitin e Zagrebit dhe u hapi perspektivë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.

Në mbledhjen e Këshillit në Selanik, ku ju premtua vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektiva e pranimit në BE, u përforcua edhe një herë konceptimi se anëtarësia në BE do të jetë e varur nga angazhimet eficiente për reformat të këtyre vendeve. BE e precizoi qartë se edhe Kosova ka një perspektivë evropiane, në të njëjtën linjë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në prill të vitit 2005 Komisioni Evropian aprovoi një Informatë për Këshillin dhe Parlamentin Evropian mbi “Një të ardhme evropiane për Kosovën.” Në këtë informatë bëhet i qartë “angazhimi i Komisionit për realizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.”  U demonstrua gatishmëria që Kosovën “ta përfshijnë edhe më tutje në përparimet e Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asocimit”. Komisioni përmendte edhe angazhimin e tij politik dhe financiar në dobi të Kosovës në mes të viteve 1999-2005, i cili sillet prej rreth 1,6 Miliardë Euro.

Me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17. Shkurt 2008 Këshilli i Bashkimit Evropian e mori në konsideratë atë dhe nënvizoi se “vendet anëtare do të vendosin mbi marrëdhëniet e tyre me Kosovën në akord me procedurat e tyre nacionale dhe të drejtën ndërkombëtare.” Këshilli përforconte pozicionin se Kosova është një rast sui generis. 22 vende anëtare të BE vendosën të njohin Republikën e Kosovës. Pesë vende po hezitojnë deri më sot.

Edhe pas pavarësisë së Republikës së Kosovës BE e ka përsëritur në mënyrë të përsëritur, se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Kështu Këshilli Evropian përforcoi pozicionin, më 20. Qershor 2008, duke konstatuar se egziston „gatishmëria e BE për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe  politik në Kosovë me një perspektivë të qartë evropiane – në akord me perspektivën e regjionit“. BE ndihmon përmes masave të ndryshme për stabilizimin e Republikës së Kosovës si përmes EULEX-it, të Ngarkuarit të Posaçëm në Kosovë dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare.

BE është investuesi më i madh i huaj në Kosovë. Më shumë se 50 % e investimeve të huaja direkte, në lartësi prej 10 % të BPV të Kosovës, vijnë nga vendet e BE. BE është edhe partneri më i rëndësishëm tregtar: “Exporti në BE (kryesisht metale të papërpunuara dhe mallëra të përpunuara nga to) përbëjnë 11 % dhe importet nga vendet e BE 52% të BPV të Kosovës.”

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel (në vitin 2008) nga vendet anëtare të BE dhe Komisioni i BE janë premtuar 1,2 Miliardë Euro për financimin e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës dhe për përballimin e mungesave financiare.

Te nderuara zonja dhe zotërinjë,
Më lejoni tani që të paraqesë pikëpamjet e mia edhe për gjendjen aktuale të procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE.
Republika e Kosovës merr pjesë në Procesin e Stabilizim-Asocimit përmes Mekanizmit të Stabilizim-Asocimit  (STM- Stabilization and Association Tracking Mechanism).  Por, mungojnë ende raportet kontraktuale në mes të Republikës së Kosovës dhe BE.
Në Raportin e Komisionit të BE për vitin 2009 është propozuar hapja e dialogut për Procesin e Stabilizim-Asocimit. Në vitin 2010 është filluar me dialogun për Procesin e Stabilizim-Asocimit. Në prill të vitit 2010 institucionet  e Kosovës e kanë pranuar Katalogun e Pyetjeve, për të nënshkruar Marrëveshje Tregtie në mes të BE dhe Kosovës. Në maj të vitit 2010 Qeveria e Republikës së Kosovës i ka përcjellë përgjigjiet e saj në Komisionin e BE. Një vizitë e një Delegacioni të Komisionit të BE në Prishtinë ka pasuar. Deri më tani është duke u pritur për një koncenzus në lidhje me Marrëveshjen Tregtare në mes të Republikës së Kosovës dhe BE.

Mosnjohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet aëntare të BE është një jondihmuese në rrugën e integrimit të Kosovës në BE. Edhe nëse Komisioni, Këshilli Evropian dhe Parlamenti i BE po tentojnë të gjejnë rrugë e mundësi, për të lënë anash pengesat ligjore-politike në rrugën e integrimit, ky mbetet edhe më tutje një nga problemet më të mëdha.

Një hap përpara nga institucionet tjera të BE në lidhje me Politikën e BE ndaj Kosovës qëndron Parlamenti i BE, jo vetëm përmes mbështetjes së vazhdueshme të perspektivës së BE për Kosovën dhe Liberalizimit të Vizave, por edhe përmes thirrjeve (korrik 2010) të pesë vendeve, për ta njohur Republikën e Kosovës.

Të nderuar zonja dhe zotërinjë,
Republika e Kosovës është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të përfitojnë nga lëvizja e lirë pa viza. Republika e Kosovës po punon njëanshëm për të plotësuar parakushtet për liberalizimin e vizave.

Në vitin 2010 dhe në fillim të vitit 2011 Kosova ka arritur një progres të qartë për liberalizimin e vizave:
-    Republika e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshjen e Ripranimit me disa nga vendet anëtare të BE (Belgjikën, Francën, RFGJ, Austrinë, Danimarkën, Norvegjinë) si dhe me Zvicrën, Maqedoninë dhe Shqipërinë; po negociohet edhe me vendet e Beneluksit, Sloveninë, Hunagrinë dhe Republikën e Çekisë;
-    Parlamenti i Kosovës ka aprovuar Ligjin për Ripranim në qershor të vitit 2010;
-    Për bugjetin e vitit  2011 janë ndarë 3.5 Milionë Euro për integrimin e të kthyerve;
-    Është filluar me regjistrimin e të dhënave të amzës dhe digjitalizimin e tyre dhe ky proces pritet të përfundojë në shtator të këtij viti;
-    Që nga 1. Prilli 2011 po rrjedh procesi i regjistrimit të populssisë – i vetmi pas 30 vitesh;
-    Është duke rrjedhur edhe konkursi për prodhimin e pasaportave biometrike;
-    Ambasadat e Kosovës do të autorizohen në afat të shkurtër për dhënien e pasaportave biometrike;
-    Po funksionon Task Forca për luftimin e kriminalitetit: deri tani janë ngritur 305 aktpadi kundër veprimeve kriminale;
-    Bartja e kompetencave nga KFOR-i te Policia e Kosovës për kontrollin e kufirit në mes të Maqedonisë dhe Kosovës ka ndodhur pa ndonje vështirësi;
-    Janë aprovuar edhe përcaktime ligjore për regjimin e vizave për shtetet e treta;
-    Po rrjedh një kampanjë publike për sqarimin e qytetarëve të Kosovës për përmbajtjen e liberalizimit të vizave.
Shkëlqësia Juaj,

Te nderuar zonja dhe zotërinjë,
Qytetaret dhe qyetearët e Republikës së Kosovës ndjejnë dhe mendojnë si evropianë. Ne jemi një shoqëri e re, dinamike dhe e orientuar drejt qëllimeve. Ne kemi përfituar shumë nga BE politikisht, në rrafshin etik dhe ekonomik. Si shoqëria më e re e Evropës mund të bëjmë shumë për Evropën. Por, ne kemi nevojë të na jipet shansi për këtë. Shpresa nuk ka humbur te Kosovaret dhe Kosovarët  se kjo shansë nuk do të na shtyhet edhe më! Evropa do të duhej të hapë derën edhe për njërin nga popujt më të vjetër dhe, njëkohësisht, njërën nga shoqëritë më të reja të Kontinentit. Unë jam i sigurtë se përmes kësaj do të krijohet një win-win-situatë (Situatë e fitimit të ndërsjellë).

Ju faleminderit për vëmendjen!

Prapa

 

Adresa: Goldeggasse 2/14, 1040 Vienna

Ambasada: (për çështje politike dhe ekonomike)

Orari i punës me palë:

E hënë deri të premten:
prej 09.00 deri 17.00

Tel.: +43 (0)1 503 11 77
Fax.: +43 (0)1 503 11 77-20
embassy.austria@rks-gov.net

Shërbimi Konsullor:
(për çështje konsullore/lëshim të dokumentacioneve: vërtetime, lirim nga shtetësia, aplikim për letërnjoftime, pasaporta etj.)

Orari i punës me palë i Shërbimit Konsullor:
E hënë deri të premten:
prej 10.00 deri 12.00h dhe
prej 13.30 deri 15.30

Tel.: +43 (0)1 504 74 00
Fax.: +43 (0)1 504 74 00-20
consulate.vienna@rks-gov.net

Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës në Vjenë

z. Imer Lladrovci, Konsull


Goldeggasse 2/13, 1040 Wien/AT
consulate.vienna@rks-gov.net

Numri emergjent: +43 6643 718 604