Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

Aplikim për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës:
Për aplikim për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pranë shërbimit konsullor në Vjenë, duhet parashtruar këto dokumente:
1.    Kërkesa e plotësuar (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
2.    Kërkesa të plotësohet personalisht
3.    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Austrisë, ose garancioni (prova) se kjo shtetësi do të jepet
4.    Ekstrakti i Lindjes
5.    Kopja e dokumentit të identifikimit
6.    Dëshmia për vendbanimin ku jeton në Austri
7.    Dëshmia për vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës
8.    Dëshmia mbi përmbushjen e të gjitha obligimet financiare ndaj shtetit të Kosovës (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra Komunale e tatimit në pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
9.    Dëshmi nga Qendra Komunale për Punë Sociale, mbi përmbushjen e të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit
10.   Dëshmi se nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga gjykata kompetente e Kosovës, si dhe organi kompetent i Austrisë
11.   Dëshmi se nuk është nën hetime penale dhe që nuk është i dënuar për vepra penale, e lëshuar nga Policia e Kosovës
12.   Dëshminë nën betim që shtetasi nuk është nëpunës civil, punëtor i policisë së Kosovës, pjesëtar i FSK-së ose AKI-së (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
13.   Te gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhet zyrtare te Kosovës
14.   Taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor)

Aplikimi për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës për të miturit (14 deri në 18 vjet):
1)    Kërkesa e plotësuar (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
2)    Kërkesa të plotësohet personalisht nga prindërit (apo njeri nga ta)
3)    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Austrisë, ose garancioni (prova) se kjo shtetësi do të jepet
4)    Eksktakti i Lindjes së të miturit
5)    Certifikatat nga regjistrat e gjendjes civile të prindërve
6)    Dëshmia për vendbanimin ku jeton në Austri
7)    Dëshmia për vendbanimin e fundit të prindërve në Republikën e Kosovës
8)    Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit nëse e posedon
9)    Kopja e dokumentit të identifikimit të dy prindërve
10)  Deklarata e pajtimit me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar
11)  Deklarata e pajtimit i të miturit (merret në shërbimin konsullor të Ambasadës)
12)  Te gjitha dokumentet duhet të jenë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës
13)  Nëse kërkesa dorëzohet ndaras nga kërkesa e prindit, paguhet edhe taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor).

Aplikimi për lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës për fëmijë (nën 14 vjet):
1.    Kërkesa e plotësuar
2.    Kërkesa të plotësohet personalisht nga prindërit (apo njeri nga ta)
3.    Dëshmia për posedimin e shtetësisë së Austrisë
4.    Garancioni (prova) se shtetësia e Austrisë do te jepet fëmiut
5.    Eksktakti i Lindjes së fëmijës
6.    Kopja e dokumentit te identifikimit të dy prindërve
7.    Kopja e dokumentit te identifikimit të fëmijës nëse e posedon
8.    Te gjitha dokumentet duhet të jenë te përkthyera ne njërën nga gjuhet zyrtare të Kosovës
9.    Nëse kërkesa dorëzohet ndaras nga kërkesa e prindit, paguhet edhe taksa konsullore prej 50 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor).