Follow us on:

Regjistrimi i faktit të lindjes

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Vjenë është i autorizuara të bëjnë regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë. Këtë shërbim aplikuesi mund ta marrë duke aplikuar personalisht pranë shërbimit konsullor duke bashkëngjitur dokumentet si në vijim:

 

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës: 

- Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës 
- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit
- Certifikatën e martesës së prindërve, nëse nuk janë të kurorëzuar kërkohet plotësimi i procesverbalit të atësisë/amësisë 
      - Prezenca e njërit prind 
      - Taksa 30,-€

 

 

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo:

- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit

- Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit

- Dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar

- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës

- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

- Taksa 30,-€

 

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur:

- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit (pasaportë ose letërnjoftim)

- Ekstraktin e prindit 

- Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të panjohur

- Taksa 30,-€