Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës për persona mbi 16 vjeç:


Shtetasit e Republikës së Kosovës mbi 16 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse personalisht dorëzojnë dokumentet në vijim:
1.    Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
2.    Pasaportën e UNMIK-ut nëse e ka poseduar;
3.    Pasaportën E Kosovës, nëse aplikon për ripërtëritje të pasaportës;
4.    Taksa konsullore (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor);
5.    Dokumentet të dorëzohen personalisht.

Aplikimi për pasaportë të humbur/dëmtuar për persona mbi 16 vjeç:


1.    Kopja e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës;
2.    Pasaporta e dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim);
3.    Raporti origjinal i policisë (nëse bëhet fjalë për humbje);
4.    Taksa konsullore (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor);
5.    Dokumentet të dorëzohen personalisht.

Aplikimi për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës për persona në 16 vjeç:

Shtetasit e Republikës së Kosovës nën 16 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me pasaportë, nëse posedojnë dokumentet në vijim:
1.    Kopjen e ekstraktit të lindjes të Republikës së Kosovës;
2.    Prezenca e dy prindërve me pasaporta/letërnjoftime të Kosovës, ose autorizimi ligjor i njërit që mungon;
3.    Taksa konsullore (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor);
4.    Dokumentet të dorëzohen personalisht.

Aplikimi për pajisje me letërnjoftim të Republikës së Kosovës për persona mbi 16 vjeç:

Shtetasit e Republikës së Kosovës mbi 16 vjeç, mund të aplikojnë pranë shërbimit konsullor për tu pajisur me letërnjoftim, nëse personalisht dorëzojnë dokumentet në vijim:
1.    Kopjen e ekstraktit të lindjes të Republikës së Kosovës;
2.    Letërnjoftimin e UNMIK-ut, nëse shtetasi e ka poseduar;
3.    Certifikata e martesës, nëse shtetasi e ka ndryshuar mbiemrin.

Aplikimi për letërnjoftim të humbur/dëmtuar/ndryshuar për persona mbi 16 vjeç:


1.    Kopjen e ekstraktit të lindjes të Republikës së Kosovës;
2.    Certifikata e martesës, nëse shtetasi e ka ndryshuar mbiemrin;
3.    Letërnjoftimi i dëmtuar (nëse bëhet fjalë për dëmtim);
4.    Raporti origjinal i policisë (nëse bëhet fjalë për humbje);
5.    Dy fotografi (nëse bëhet fjalë për humbje);
6.    Taksa konsullore prej 40 eurosh (fletëpagesa për pagesën e kësaj shume në bankë merret tek zyrtari konsullor);
7.    Dokumentet të dorëzohen personalisht.