Follow us on:

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në të gjitha rastet aplikuesi duhet të paraqitet personalisht (për personat nën moshën 18 vjeç prania e dy prindërve është obligative) në shërbimin konsullor.


1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile dhe
- Taksa 40,-€

2. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas skadimit:
- Letërnjoftimi aktual,
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile dhe
- Taksa 40,-€

3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile,
- Ne rast të dëmtimit, letërnjoftimi i dëmtuar,
- Ne rast të humbjes, raporti policor ose i komunës mbi humbjen letërnjoftimit, jo më i vjetër se 3 muaj dhe
- Taksa 40,-€

4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:
- Letërnjoftimin aktual,
- Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile (i lëshuar pas ndryshimit të të dhënave),
- Dëshminë e pagesës dhe
- Taksa 40,-€