Follow us on:

Shërbime për publikun

Udhëzime rreth shërbimeve konsullore:

Shërbimi konsullor pranë Ambasadës së Kosovës në Vjenë, në këtë fazë fillestare ofron këto shërbime:

1. Lëshimin e fletudhëtimeve për kthim për shtetasit e Kosovës;
2. Përpunimin e kërkesave për pasaporta dhe pasaportat e dëmtuara/humbura, për personat mbi gjashtëmbëdhjetë (16) vjet që janë pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës;
3. Përpunimin e kërkesave për pasaporta për personat nën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;
4. Përpunimin e kërkesave për fitimin e shtetësisë së Kosovës, për lirim nga shtetësia e Kosovës dhe kërkesat dhe ankesat për shtetësi drejtuar Komisionit për Shtetësi dhe Komisionit të Ankesave për Shtetësi;
5. Përpunimin e kërkesave për regjistrimin e shtetësisë së Kosovës sipas nenit 29 të Ligjit për Shtetësinë dhe UA 05/2009 të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
6. Përpunimin e kërkesave për regjistrimin e fakteve të lindjes, martesave dhe vdekjeve në përputhje me legjislacionin në fuqi; dhe
7. Lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji.

Procedura e aplikimit për shërbime konsullore:
Për lëshimin e vërtetimeve të çdo lloji, aplikimi mund të bëhet edhe përmes emalit të shërbimit konsullor: consulate.vienna@ks-gov.net. Aplikimi për shërbimet tjera konsullore bëhet personalisht.
Për dokumentacionin e nevojshëm për shërbime të ndryshme konsullore, lexoni më gjerësisht në pjesët gjegjëse të kësaj ueb-faqe.

Orari i punës i shërbimit konsullor:
Orari i punës me palë, i shërbimit konsullor të Ambasadës së Kosovës në Vjenë, është nga e hëna deri të premten, prej orës 09.30 - 15.30.

Lëshimi i vërtetimeve nga shërbimi konsullor:
Lëshimi i vërtetimeve të çdo lloji nga ana e shërbimit konsullor, bëhet sipas kërkesës me shkrim dhe në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Lëshimi i vërtetimeve bëhet vetëm pas marrjes së konfirmimit nga Departamenti për Çështje Konsullore i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Për lëshimin e vërtetimeve të ndryshme duhet të bëhet pagesa e taksës konsullore prej 20 eurosh (fletëpagesa për pagesën në bankë të kësaj shume merret tek zyrtari konsullor).
Llojet e vërtetimeve që lëshohen:
• vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve në Kosovë
• vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve
• vërtetim mbi shtetësinë
• etj.

Formularin i kërkesës për aplikim për vërtetim