Follow us on:

Promovohen dy libra të reja të shkrimtarit Besim Xhelili

Ambasada e Kosovës në Austri në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, organizuan promovimin e dy librave më të rinj, romanit të parë “1803” dhe vëllimit të pestë me poezi “Besa”, të shkrimtarit nga Tetova Besim Xhelili.

Ambasada e Republikës së Kosovësnë Austri në vazhdën e aktiviteteve tashmë ka bërë traditë në organizimet endryshme kulturore dhe letrare, duke hapur kështu dyert për të gjithë krijuesitpër prezantimin e punëve, arritjeve, sukseseve dhe krijimtarive të tyre.

Konsulli i Republikës së Kosovësnë Austri z. Lladrovci i përshëndeti të pranishmit, duke thënë: “Ambasada eKosovës sigurisht se është një shembull i mirë për mbulimin e aktivitetevekulturore dhe letrare këtu në Austri, dhe ky përurim i sotëm është njëvazhdimësi e kësaj tradite. Z. Xhelili është një veprimtar i njohur për ne dhepër të gjithë bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Austri, por edhe më gjerë përaktivitetin dhe kontributin e tij në sferën e kulturës dhe i dëshiroj tëvazhdojë kështu, duke i uruar shumë suksese në të ardhmen”. Promovimin e përshëndetënedhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Roland Bimo dhe Anton Marku, kryetari Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, të cilët folënpër rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla dhe pasqyrën e bukur qëparaqesin krijuesit shqiptarë nëpër botë.

Gjatë këtij promovimi krijuesitRagip Dragusha Anton Marku paraqitën vështrimin e tyre mbi dy veprat e promovuaratë cilat u vlerësuan pozitivisht. Gjithashtu, u bën disa lexime të poezive ngavëllimi që u përurua “Besa”, të cilat i lexoi studentja Jeta Jashari.