Follow us on:

Mbrohu nga COVID-19!
Frikë JO! Kujdes PO!

Qytetarë të nderuar,
Bashkatdhetarë në vende të ndryshme të botës,

Ambasada e Republikës së Kosovës, në kuadër të kapaciteteve që ka, do t'ju ofrojë informacione dhe ndihmë.

Jemi në kontakte të rregullta me autoritetet e vendit pritës, me qëllim të menaxhimit të situatës së krijuar.

Mundësitë tona financiare për t'ju ofruar përkrahje janë të kufizuara, andaj udhëzojmë të gjithë bashkatdhetarët që të vetizolohen në vendbanimet e tyre. Qëndroni aty ku jeni! Mos udhëtoni!

Shtoni kujdes dhe ndiqni udhëzimet për t’u mbrojtur nga Covid 19, si në vijim:

1. Lani duart mirë dhe shpesh.
2. Mos i prekni me duar sytë, gojën ose hundën.
3. Mbulojeni gojën ose hundën me facoletë gjatë kollitjes ose teshtitjes.
4. Facoletat e përdorura hidhni në shportë.
5. Mos qëndroni në mjediset ku qarkullojnë shumë njerëz.
6. Shmangni takimet me njerëz të prekur nga gripi.
7. Mos merrni antibiotikë pa recetë të mjekut.
8. Pini sa më shumë ujë, çaj dhe lëngje.
9. Pastroni ambientin tuaj me dezinfektues me bazë alkooli ose klori.
10. Personat që kanë qenë në vende të prekura nga koronavirusi brenda dy javëve dhe kanë kollë, ethe ose vështirësi në frymëmarrje të kërkojnë ndihmën e mjekut.


Frikë JO! Kujdes PO!