Follow us on:

Komunikatë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë

Tiranë, 3 dhjetor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë dëshiron të falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi Republikën e Shqipërisë.

Tiranë, dhjetor 2019 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë dëshiron të falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar pas tërmetit që goditi Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu, duke u nisur nga fakti se në vazhdimësi kemi pranuar dhjetëra kërkesa për ndihmë, dëshirojmë të njoftojmë opinion se zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë për tenda, stufa, dyshek, batanije, jorgan, jastëk dhe çarçafë.

Ndihmat mund të dërgohen përmes kontaktit me Ambasadën dhe drejtpërdrejtë me Bashkinë e Tiranës apo atë të Krujës, prej të cilave Ambasada është njoftuar për nevojat që aktualisht kanë të prekurit nga tërmeti, veçanërisht pas ftohjes së motit.