Follow us on:

Ukshini uron ambasadorin gjerman për ditën e bashkimit të Gjermanisë

Tiranë, 3 tetor 2019 - I Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, ka takuar ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, me rastin e festës kombëtare të kombit gjerman.

Ukshini i ka shprehur mirënjohje ambasadorit Zagraf për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, duke shtuar se bashkimi i dy shteteve gjermane ishte një arsye e madhe që popull gjerman, si asnjë popull tjetër, të respektonte të drejtën e popujve të ish-Jugosllavisë për vetëvendosje.

Më tej Ukshini vuri në dukje se Kosova e sheh Gjermaninë, jo vetëm si një adresë e rëndësishme politike në Evropë, por edhe si një nga shtetet kryesore të Bashkimit Evropian që angazhohet në drejtim të promovimit dhe të integrimit e plotë të shtetit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.