Follow us on:

Diplomati Ukshini takoi ambasadoren greke Souran

Tiranë, 11 shtator 2019 - I Ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, z.Sylë Ukshini, është pritur në rezidencën e Ambasadës së Republikës Helenike në Tiranë nga ambasadorja Eleni Sourani, e cila për tre vjte ka shërbyer në Shqipëri dhe është shquar për një bashkëpunim të hapur.

Ambasadorja Souran është një diplomate e spikatur dhe me eksperiencë të gjatë në fushën e diplomacisë.

Me këtë rast Ukshini e ka vlerësuar mbështetjen e shtetit grek për Kosovën, duke shtuar se njohja e pasaportave dhe dakordësia për hapjen e përfaqësisë së Kosovës në Athinë është një hap i duhur për thellimin e raporteve të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë.

Ambasadorja Sourani, angazhimin e saj në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, ishte dekoruar pak para largimi edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.