Follow us on:

Ukshini takon deputetin Taulant Balla

Tiranë, 14 qershor 2018 - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me delegacionin e Partisë Komuniste kineze. Në një takim të zhvilluar nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës, Sylë Ukshini, me z. Balla është informuar se gjat ënjë takim bilateral me delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ka shtuar edhe çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Republika e Kinës.

Taulant Balla ka informuar z. Ukshini se në këtë takim i kërkoi përfaqësueses së lartë të Partisë Komuniste që Kina të mbështesë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si një proces që shkon në dobi edhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke qartësuar se përfaqësuesit kinez nuk e prisnin që në këtë takim do të shtrohej tema e njohjes së Kosovës. Po ashtu, Balla ka theksuar se pala kineze në këtë takim nuk ka shfaqur ndonjë qëndrim të prerë lidhur me këtë tema, por se ka pranuar se do të Ju transmetohet autoriteteve më të larta në Pekin. Në këtë kontekst, ai theksoi se ka kërkuar nga delegacioni kinez që vendi i tyre duhet të ndjek shembullin e Shqipërisë, e cila në vitet 1971 si rezultat i insistimit të vazhdueshëm paraqit kërkesa për vënien në rend të ditës të sesionit të njëzet e gjashtë të çështjes ”Rivendosja e të drejtave të ligjshme të RPK në OKB. Si rezultat i këtij angazhimi të Shqipërisë, Kina kishte rifituar të drejtën për të qenë pjesë e OKB-së.