Follow us on:

Takimi me ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim

Tiranë, 29 qershor 2018 - I Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini, në një takim me ambasadorin Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, e cili është i akredituar edhe si Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës, Fayez Mishari Al-Jassim.Fayez Mishari Al-Jassim, ka biseduar kryesisht për nevojën e thellimit dhe intensifikimit të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtin. Me këtë rast, ambasadori kuvajtian po ashtu e ka mirëpritur synimet e vendit tonë për një përfaqësim të drejtpërdrejt diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Kuvajt City-it. Ukshini po ashtu ka kërkuar nga ambasadori kuvajtian një mbështetje të vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të vecantë në INTERPOL.

Në këtë takimi Ambasadori, Fayez Mishari Al-Jassim, e ka ritheksuar mbështetjen e madhe, që ekziston nga shteti dhe populli i Kuvajtit për Kosovën dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe të bashkëpunimit ekonomik.