Follow us on:

I Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini, takon shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare

Tiranë, 20 qershor 2018 - I Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini ka takuar shkrimtarin më përfaqësues të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, si dhe drejtorin e shtëpisë botues Bujar Hudhri, i cili është botues ekskluziv i veprave të Kadaresë. Në këtë takim Ukshini ka biseduar me Kadarenë për letërsi, për histori si dhe për zhvillimet aktuale në hapësirën shqiptare, duke u ndalur pritjet që kanë shqiptarët në rrugën e integrimit evropian. Me këtë rast, Ukshini ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin e veçantë që Kadare ka dhen për kauzën e Kosovës, duke nënvizuar se zëri i Kadaresë në mbështetje të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet multifunksional dhe po kaq me rëndësi ka qenë frymëzimi për shumë gjenerata intelektualësh, studentësh, nxënësish, pra për një masë të gjerë njerëzish në Kosovë. Në këtë angazhim të gjerë dhe gjithëpërfshirës për Kosovën, Kadare ka një rol të veçantë edhe në angazhimin e tij gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë/Francë për Kosovën.

Duke u ndalur rreth aktualitetit në Shqipëri, Kadare ka theksuar se procesi i dekriminalizimit është jetësor për Shqipërinë, duke shtuar se shqiptarët duhet ët tregojnë cilësitë e tij më të mira për të nxitur klasën politike që ka përmbyllë këtë proces.