Follow us on:

Në nderim të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Tiranë, 17 shkurt 2018 - Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, së bashku me stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë kanë bërë homazhe dhe vënë buqetë lulesh tek shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, sakrifica e të cilit bashkë me pjesëtarët tjerë të familjes Jashari u bë vendimtare për mobilizim e shqiptarëve në luftë për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.