Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, pritje me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Tiranë, 16 shkurt 2018 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë organizoi pritje për Trupin Diplomatik dhe institucionet shqiptare, si dhe figurat publike nga fusha e artit, mediat, kulturës, biznesit dhe bota akademike.

I Ngarkuari me Punë, Sylë Ukshini, në një fjalimin e tij theksoi se 10 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës vulosi të ardhmen e saj, duke e përmbyllur një rrugë të gjatë e me plotë sakrifica për liri dhe pavarësi.

Më tej Ukshini theksoi se në këtë jubile është me rëndësi të kujtojmë, por edhe të falënderojmë, për mbështetjen e madhe të partnerëve tanë strategjikë, Shqipërisë, SHBA-ve dhe vendet anëtare të BE-së, dhe të gjitha vende tjera anekënd globit.

Duek u ndalur në raportet Kosova dhe Shqipëria, Ukshini vuri në dukej se këto marrëdhënie janë të veçantë, për shkak të historisë, kulturës dhe gjuhës së përbashkët, por jo vetëm kaq, dy shtete tona kanë një cak të përbashkët, integrimi euro-atlantik.

“Si aleati ynë i natyrshëm dhe strategjik, Shqipëria ka qenë mbështetësja jonë permanente dhe me dekada në procesin e shtetformimit.
Ne vlerësojmë angazhimin e diplomacisë shqiptare për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar”, është shprehur Ukshini në fjalën e tij.
Më pas, para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur edhe presidenti shqiptar Ilir Meta, foli për historinë e shtetit më të ri në Evropë dhe falënderoi kontribuuesit e paqes për të.

Në pritje ishte pjesëmarrës edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, si dhe ambsadorë të akredituar në Tiranë.