Follow us on:

I Ngarkuari me Punë Sylë Ukshini takoi zëvendëskryeministren Shqipërisë, znj. Senida Mesi

Tiranë, 8 nëntor 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në Tiranë, Sylë Ukshini, është pritur në një takim pune nga znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Qeverisë së Shqipërisë.

Në këtë takim është biseduar për dinamikën e marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë për përgatitjet që po bëhen midis dy komisioneve qeveritare për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila pritet të mbahet në Korçë me 27 nëntor 2017.

 

Ukshini-Mesi theksuan se në mbledhjen e ardhshme do të ketë një sërë marrëveshjesh, të cilat do të eliminojnë barrierat burokratike mes dy vendeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik. 

 

Po ashtu, në këtë takim Ukshini i ka dorëzuar ftesën e Qeverisë së Kosovës për zëvendëskryeministren Mesi për pjesëmarrjen e saj në konferencën me rastin e lansimit formal të fondacionit amerikan nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit(Millennium Challenge Corporation - MCC), që do të organizohet në Prishtinë  më 20 nëntor 2017.

 

Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) është agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e krijuar në vitin 2004 nga Kongresi amerikan. Në shtator të këtij viti Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), program ky prej të cilit Kosova përfiton 49 milionë dollarë.