Follow us on:

Ukshini takon ministrin e Brendshëm shqiptar Dritan Demiraj

Tiranë, 23 korrik 2017 - I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, ka biseduar kryesisht për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Shqipëri në fushën e rendit dhe të sigurisë, si dhe për sfidat e vendeve tona në luftë kundër krimit dhe gjithë trafiqeve të paligjshme.

Në këtë takim, Ukshini i ka përcjellë ministrit Demiraj gatishmërinë e autoriteteve më të larta të Republikë së Kosovës për ti ofruar mbështetje Shqipërisë në menaxhimin e zjarreve.

Nga ana e tij, ministri Demiraj e ka njohur Ukshinin me angazhimin e Ministrisë së Brendshme dhe të policisë shqiptare për ruajtjen e rendit sidomos gjatë procesi të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit si dhe për rezultatet e këtij dikasteri në luftimin e kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme.