Follow us on:

I ngarkuari me punë, Sylë Ukshini, në shënimin e 241-vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve

Tiranë, 6 korrik 2017 - Me ftesë të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve mori pjesë edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës, Sylë Ukshini.

Në takimin përshëndetës, Ukshini, pos që ka uruar ambasadorin amerikan për festën e popullit amerikan, njëkohësisht ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e SHBA-së në procesin e shtet ndërtimit dhe të integrimit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

Me rastin e 241-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA-së për pjesëmarrësit kishte organizuar edhe një program muzikor me grupit “California Feetwarmers” me të ftuar special Alban Skënderaj e Marsela Çibukaj.