Follow us on:

Ramiz Lladrovci

Ambasador

Përvojë e punës:

2016, qershor, - në vazhdim: Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë.

2014, korrik – 2016 qershor: I Ngarkuar me Punë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë.

2010, dhjetor – 2014, maj: Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, legjislatura e IV-të, Partia Demokratike e Kosovës.

2010, dhjetor – 2014, korrik: Anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

2006, mars – 2008, janar: Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

2005, dhjetor – 2008, shkurt: Anëtar i Grupit të Ekspertëve për Fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit Negociator të Kosovës (në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës).

2003, tetor- 2008, dhjetor: Sekretar organizativ i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

2001, mars – 2003, maj: Shef i shërbimeve mbështetëse të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës dhe Shef i Kabinetit të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm.

1999, dhjetor – 2003, maj: Oficer i ndërlidhjes në mes të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

1999 – 2001, mars: Zëvendëskomandant i Gardës së Kosovës dhe Grupit për Reagime të Shpejta (GGRSH).

1999, tetor – 2000: Themelues dhe anëtar i Kryesisë i Partisë së Progresit Demokratik/Partia Demokratike e Kosovës.

1998, mars – 1999, qershor: Përgjegjës për akreditimin e medieve Shqiptare dhe ndërkombëtare për mbulimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në teren.

1999, shkurt – qershor: Përgjegjës i Ndërlidhjes në mes të UÇK-së, Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe NATO-s.

1998, maj – 1999, qershor: Drejtues i Zyrës Ndërlidhëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Tiranë.

1993, shtator – 1999, qershor: Përgjegjës për mobilizimin e radhëve të UÇK-së.

1991 – 1999: Pjesëtar dhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

1990 – 1993: Sekretar i Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), (NKMDLNJ) në Drenas.

Gradime ushtarake:

2002, qershor: Gjeneral-brigade (niveli 3), i graduar nga Shtabi i Përgjithshëm i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

2000, janar: Kolonel (niveli 4), i graduar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.

Edukimi:
2012, – në vazhdim: Studime pas universitare të Doktoraturës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, Drejtimi: E Drejta Financiare - Juridike.

2006 – 2008: Master i shkencave Juridike, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës, Drejtimi: E Drejta Financiare - Juridike.

2005: Diplomë e Agroekonomisë, Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës.

Gjuhët e huaja:
•    Kroate, Serbe, boshnjake, shumë mirë;
•    Gjermanisht, mirë;
•    Anglisht, mjaftueshëm.

1986, 1988, 1992, 1993: I burgosur politik nga regjimi i Serbisë.