Follow us on:

Sylejman Selimi

Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë

Datëlindja: 25 Shtator 1970

Vendi i lindjes:
Aqarevë, Kosovë

Shkollimi:

1984 - 1988     Shkolla e mesme në Klinë
1990 - 1992     Fakulteti i Metalurgjisë në Mitrovicë
2006 – 2006     Shkolla për Integrime Evropiane në Prishtinë
2006 - 2009     Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni
2009 - 2011     Studimet Master për Siguri, Universiteti FAMA, Prishtinë
2011 -             Vazhdon Programin e Doktoraturës Shkenca të Sigurisë AM Shqipëri

Kurset:

2006     Kursi i menaxhimit të Mbrojtjes, Universiteti i Kramfildit, Prishtinë
2009     Kursi i Oficereve të Lartë “George Marshall”, Qendra për Studimet e Sigurisë, Garmisch, Gjermani
2010    Simpoziumi Ndërkombëtar “Terrorizmi Global dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar - III” në COE-DAT, Turqi
2010    Seminari “Silk Road Flag Officers” në Qendrën PfP, Turqi

Shërbimi:

1991 - 1997     Angazhim në Celulat e Para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
1998 – 1998     Komandant i Zonës Operative të UÇK-së Drenicë
1998 – 1999     Komandant i  Përgjithshëm i UÇK-së
1999 – 2000     Komandant i Gardës së Kosovës
2000 - 2006     Zv. Komandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës
2006 - 2009     Komandant i TMK-së
2009 - 2011     Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Mirënjohjet:

”Medalja e Artë e Shqiponjës” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z.Bamir TOPI
”Medalja e Artë Ushtarake” nga Presidenti i Republikes se Kosovës, Sh.T.Z.Fatmir SEJDIU
“Medaljen për shërbim në TMK” nga Shtabi Përgjithshëm i TMK-së
“Medaljen Adem Jashari“ nga Qeveria e përkohshme e Republikës së Kosovës.
”Medalja e Artë e Lirisë” nga Presidentja e Republikës së Kosovës , Sh.S.Znj.Atifete JAHJAGA
“ Medalje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ( Ajova )

Njohja e gjuhëve:

Shqip (gjuhë amtare)
Anglisht (mirë)
Serbisht (mirë)

Statusi martesor: I martuar me zonjën Kimete Selimi. Ka tre fëmijë (një vajzë dhe dy djem).

Hobi:
  Futbolli dhe peshkimi.